
Sharri Model është i përkushtuar ndaj krijimit të zgjidhjeve të mobilimit që ndërthurin dizajnin, funksionalitetin dhe kujdesin për detaje.
Halit Kolshi ka qenë mjeshtër i zdrukthtarisë. Gjithçka e nisi me mjete të thjeshta zdrukthtarie, duke punuar qerre për kuaj, specialiteti i tij. Më pas vazhdoi me shkallë druri e deri te kuzhinat dhe interieret e plota prej druri, duke krijuar me punën e tij një reputacion të madh.
Nga arkivi i familjes Kolshi





Sharri Model projekton dhe ndërton kuzhina sipas masës, dhe ofron garderoba, divane, krevate dhe mobilje për çdo dhomë të shtëpisë.
Në sallonin tonë në Rr. Adem Demaçi në Ferizaj janë të montuara kuzhina në shumë finitura, ambiente ditore dhe dhoma gjumi, që t'i shihni dhe t'i provoni para se të vendosni.
01
Çdo zgjidhje nis nga masat, drita dhe mënyra si e përdorni dhomën.
02
Mobilje që duken bukur dhe që e lehtësojnë jetën e përditshme: rregull, hapësirë, qasje e lehtë.
03
Ballinat, ndriçimi, dorezat dhe përfundimi i sipërfaqeve janë ato që e bëjnë një hapësirë të veçantë.

Ballina të brazduara

Pllakë me efekt guri dhe lavaman i integruar

Qepje vertikale në shpinë

Vitrinë xhami me ndriçim LED

Fletë arre e shtruar si rreze dielli

Tabaka arre te mbështetësja
Na tregoni çfarë keni në mendje: masat, stilin, hapësirën. Ne ju ndihmojmë të gjeni zgjidhjen e duhur.